Qartë duhet të jesh me ta! (Albanska)
Pyet ti pse me qenë në sindikatë? A ia vlejnë ato qindëshet? Përgjigja është po - ti merr prapa shumë më tepër, përmes marrëveshjes kolektive dhe anëtarësimit, që të jep ty.
7 arsye të mira me qenë me ta në IF Metall
Kur ne jemi shumë dhe jemi të bashkuar, ne mund të bashkëbisedojmë e arrijmë të drejta dhe favore, që ne përndryshe do t´i humbasim, gjëra që ne shpesh i marrim të mirëqena. Ka shumë arsye me u anëtarësua në IF Metall. Këto janë ato më të rëndësishmet.
1. Arka e të papunëve dhe përforcimi i të ardhurave
Ti mund të marrësh kompensim nga arka jonë e të papunëve, nëse ti e humbet punën. Përveç kësaj, përfshihet një sigurim i të ardhurave në anëtarësi.
2. Kushte të mira dhe rrogë të mirë
Fal marrëveshjeve tona kolektive, ti, në mes tjerash, merr një rrogë të drejtë, rritje të rregullta të rrogës, orar të arsyeshëm të punës, kompensim për punë jashtë orarit, shtesë për punë në kohë jo të përshtatshme si dhe shkurtim të orarit të punës. Kur të kryesh punën, mund t´i gëzohesh pensionit, të arritur përmes marrëveshjes.
3. Një mjedis i sigurt pune
Një mjedis i mirë pune është i rëndësishëm, për t´i parandaluar aksidentet dhe sëmundjet. Ne kujdesemi që punëdhënësi zbaton ligjin e mjedisit të punës dhe të ketë përfaqësues mbrojtës që punon për sigurinë tënde dhe që ti të ndjehesh mirë.
4. Ndihmë dhe mbështetje, kur ka nevojë
Ne të japim këshilla dhe mbështetje në rast largimi nga puna, rehabilitimi, bashkëbisedim për rrogat, etj. Nëse kërkohet, ti mund të marrësh, edhe ndihmë juridike. Ne, po ashtu, punojmë, që ti të ngrihesh në rolin tënd profesional, që ti të kesh një përgatitje të kërkuar, edhe në të ardhmen.
5. I siguruar, si në punë dhe gjatë kohës së lirë
Ti mund të marrësh kompensim, si për lëndimet në punë si dhe për aksidentet gjatë kohës së lirë, dhe kur je i sëmurë, përmes marrëveshjeve tona kolektive dhe përmes sigurimeve të anëtarësisë. Kur ti je në pushim prindëror, përveç kësaj, mundesh të marrësh kompensim shtesë.
6. Ndikim në punë
Në shumë çështje të rëndësishme, punëdhënësi duhet të bashkëbisedoj me sindikatën në vendin e punës, para se të merret një vendim. Për shembull, bëhet fjalë për ndryshimin e orarit të punës dhe të detyrave të punës, ose si do të zhvillohen rrogat dhe të ndahen ato, në vendin e punës. Ti mund të marrësh pjesë dhe të ndikosh në këto gjëra.
7. Së bashku jemi të fortë
Është e vështirë, si i vetëm, t´i kërkosh të drejtat tua. Por ti nuk je i vetëm. Ne jemi mbi 300 000 anëtarë. Së bashku mund t´i përmirësojmë kushtet, për të gjithë punëtorët e industrisë dhe të rrisim drejtësinë në shoqëri.
Kështu funksionon përforcimi i të ardhurave
Nëse ti e humbet punën, ti ke një siguri të shtuar ekonomike, përmes përforcimit tonë të të ardhurave, që përfshihet në anëtarësi. Ajo e kompleton arkën e të papunëve ashtu që ti gjithsejtë mund të marrësh deri në 80 për qind të të ardhurave tua bazë të kompensimit, deri në 100 ditë.
Shembulli ka treguar se si ky kompensim mund të duket sot 1-100, nëse ti fiton mbi limitin e arkës së papunëve, prej 33 000 korona në muaj.
Kështu anëtarësohesh në IF Metall
Është e thjeshtë të anëtarësohesh në IF Metall. Nëse ti ke BankID, ti mundesh vet të kërkosh anëtarësimin, këtu në uebfaqaen. Fol me dëshirë me një përfaqësues të sindikatës, në vendin tënd të punës, ose kontakto repartin tënd lokal të IF Metall, nëse ti ke nevojë për ndihmë me kërkesën.
Kërko thjeshtë me BankIDSa kushton?
Taksa e anëtarit varet nga të ardhurat tua. Mesatarisht, tarifa është IF Metall 1,5 për qind të të ardhurave, çka bëhet 435 korona në muaj, nëse ti fiton 29 000 korona. Për taksën e anëtarësisë, ti merr ndihmën nga arka e të papunëve dhe përforcimin e të ardhurave, nëse ti e humbet punën, plus edhe ndihma të tjera të rëndësishme, për të cilat mund të lexosh në këtë faqe.